Haradinaj e bojkoton Mogherinin, nuk i shkon në takim

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Shefja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini për pak do të presë në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Behgjet Pacollin. Në këtë takim, në anën tjetër nuk do të shkojë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, që ka bojkotuar Mogherinin.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kanë arritur në objektin e Komisionit Evropian në Berlin ku do të takohen me Shefen e Politikë së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Në orët e pasdites, hefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, është duke zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, siç ka mësuar Gazeta Express nuk do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që së fundmi, shkaku i taksës dhe idesë për shkëmbim me territore nuk është pajtuar në deklarata me Mogherinin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme