Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se është në dijeni të qëndrimit të presidentit Hashim Thaçi sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por sipas tij, duhet pritur rezultatet që do të sjell komisioni i ri.
Sipas tij, nuk ka shanse që në Kuvendin e Kosovës të sigurohen 2/3 e votave për versionin aktual të marrëveshjes.
Kreu i ekzekutivit më tej shtoi se të gjeturat e komisionit të ri do të tregojë se kah duhet të shkohet me këtë proces, a mund të shkohet në Arbitrazh apo jo, raporton Ekonomia Online.
“Kosova ka një komision shtetëror është ai komision sipas ligjit, është në punë ai komision kur vijnë me rezultate veprojmë, kur i kemi rezultatet flasim, na jemi dijeni për qëndrimin e presidentit . Kosova e din qëndrimin tim, të gjeturat na drejtojnë kah mund të shkojmë në arbitrazh apo jo”, tha ai.
Sa i përket raportimeve se shteti i Surinamit ka tërhequr njohjen për Kosovën, Haradinaj tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe nuk e shohë të arsyeshme që të komentojë më shumë për këtë”.
Presidenti Hashim Thaçi, dje tha se faktet për demarkacionin nuk ndryshohen ngase ekspertë vendor e ndërkombëtar kanë dëshmuar se marrëveshja është në rregull.
“Ka opinione të ndryshme, por faktet nuk ndryshojnë. Kemi vlerësimet e Komisionit shtetëror të Kosovës, ekspertëve ndërkombëtarë, vlerësimeve të NATO-s, SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe nuk e dimë se me kë tjetër të konsultohemi. Kushdo që kërkon ekspertizë akademike, duke tejkaluar ekspertizat e NATO-s, Uashingtonit e Brukselit, besoj se këto janë të dëmshme”.
“Nëse duam liberalizimin e vizave, duhet të ratifikohet Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në gusht të vitit 2015. Demarkacioni duhet që të shkoj dhe votohet në Kuvendin e Kosovës nëse ne duam që të kaloj marrëveshja duhet të kaloj. Përgjegjësia e jona është të kalojnë me 2/3 në Kuvend”.
Këto komente Haradinaj i bëri pas takimit me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor Albena Reshitaj.
Haradinaj theksoi se është me rëndësi që të avancojë baza ligjore, që ligjet e nevojshme dhe menaxhimi i tyre të jetë efikas dhe të ketë kapacitet zbatues.
“Duke njoftuar për vizitën që do të ketë në Bruksel më 17 nëntor, kryeministri Haradinaj tha se ajo që duhet të ketë vëmendjen tonë, është agjenda evropiane dhe zbatimi i MSA-së, prandaj, siç potencoi kryeministri, duhet të qartësohet deri atë ditë se ku ka arritur Kosova me MSA-në dhe çka mund të bëjmë vitin që vjen”.
Ministrja Reshitaj, tha se me kreun e qeverisë janë dakorduar që mbrojtja e mjedisit të jetë prioritet
“U dakordu që mjedisi dhe mbrojtja të jenë prioritet më të rëndësishme të kësaj qeverie, mbeturina trajtimi i ujërave të zeza, lumenjve, ngritja e cilësisë se ajrit, të gjitha këto duke respektuar zbatimin e plotë të kornizës ligjore”.