Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me Ministrin Uran Ismajli ka vizituar Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Haradinaj tha se me Ligjin për Paga do të ketë lajme të mira për sektorin e shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.
“10 mijë fëmijë lindin gjatë një viti, në këtë klinikë. Këtu kanë lindë edhe 3 fëmijët tanë të mit dhe të Anitës. Dëshira është të vijmë të iu shprehim mirënjohjen ma të përzemërt të popullit të Kosovës për një punë heroike që e bëjnë këtu. Më vjen mirë që gjendja po ndryshon për të mirë, kemi edhe lajme të mira për viti që vjen për ligjin e Pagave”.
“Është në proces ligji për Paga. Ata në Kirurgji e dinë lajmim që ne ia kemi komunikua. Është hera e parë që një Qeveri me ligj i jep këtë status, pra është dyfishim i pagave dhe kjo është më shumë se histori”.
Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu tha se këtë vit Gjinekologjia ka realizuar një punë mjaft të madh.
“Është bërë një vizitë në klinikën e Gjinekologjisë, është kënaqësi që krerët si nga Qeveria, por edhe Ministria e Shëndetësisë, vijnë për të vizituar mjaft të madh në fundvit ku rezultatet nuk kanë munguar”.
“Kemi shpresë që në vitin 2019 do të punohet edhe më shumë që të kenë ku të vijnë dhe të vizitojnë punën. I falënderoj për këtë vizitë që është një përkrahje morale”, tha Sejdiu.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë (MSh) Uran Ismaili, tha së kjo vizitë tregon që fokusi u Qeverisë është shëndetësia, raporton Ekonomia Online.
“Kjo klinikë ka punuar shumë gjatë vitit 2018, por ajo që ne kemi bërë më shumë për dallim viteve tjera kemi bërë në aspektin buxhetor, 300 shtretër janë sjellë në klinikën e Gjinkologjisë si dhe pajisje të shumta si ultrazëri dhe pajisje të tjera”.
“Kjo vizitë tregon që fokusi u Qeverisë është shëndetësia, të cilës do t’i japin përparësi edhe gjatë vitit 2019, që pacientët tanë mos të kenë nevojë të endën jashtë vendit ose në klinika private. Do mundohemi që shumicën e shërbimeve të i kemi këtu në vendin tonë dhe të kursejmë para të xhepit”.
Vizita e kryeministri Haradinaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po bëhet në prag të ndërrimit të moteve, për shkak se ky institucion është gjithmonë afër qytetarëve të saj dhe në shërbim të tyre.