Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar luftëtarin e UÇK-së, Jahë Kabashin.
Haradinaj ka thënë se Kabashi do të kujtohet si luftëtar trim dhe i vendosur.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kabashi deri në fund të jetës nuk ndali aktivitetin për liri që e kishte nisur nga rinia e hershme.
Shkrimi i plotë:
Luftëtar trim e i vendosur.
Kështu do e kujtojmë Jahë Kabashin.
Deri në frymën e fundit, ai nuk ndali aktivitetin për liri, që e kishte nisur që nga rinia e hershme.
Lavdi e përjetshme!