Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës, do të mbajë takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Në këtë takim ndonëse janë ftuar liderët, aty nesër nuk do të jetë Ramush Haradinaj i AAK-së dhe as Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, raporton Indeksonline.
Këto dy subjekte do të përfaqësohen nga Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami, shefa të deritashëm të grupeve parlamentare.