Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër i Kosovës – për herë të dytë – të shtunën mbrëma dhe detyrën pritet ta marrë menjëherë të hënën, nesër.
Një zyrtar i kabinetit Mustafa ka bërë të ditur se pranim – dorëzimi i detyrës do të bëhet të hënën me 11 shtator, shkruan Gazeta Metro.
Haradinaj u zgjodh kryeministër me 61 vota për dhe një abstenim, gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Para gazetarëve, Haradinaj tha se do të flasë për prioritetet e tij në ditën që merr mandatin si Kryeministër.