Haradinaj: Edhe nëse rrëzohet Qeveria, taksa mbetet deri në qershor

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 12:54 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se edhe nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme, taksa 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnja do të mbetet në fuqi deri në qershor, raporton Ekonomia Online.

Kurse i pyetur për “tradhtinë” e partnerëve të koalicionit qeverisës, pas deklarimeve të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, se taksa mund të hiqet brenda 120 ditësh, Haradinaj tha se nuk ka një reflektim real.

Haradinaj tha se e ka parë edhe më herët propozimin e kryeparlamentarit Veseli për heqjen e taksës, por qëndrimi i Qeverisë do të mbetet i njëjtë.

“Nuk e di për besë nuk e kam ndonjë reflektim aktual se a ka tradhti apo jo. Jam në ato qëndrime sikur letrat që i kam dërguar. Sa i përket prishjes së koalicionit dhe zgjedhjeve taksa mbetet në qershor, sepse duhen 40 ditë deri në zgjedhje pastaj procese tjera bëhuni gati se hymë në verë me taksë”.

Kreu i ekzekutivit shtoi se vendimi për taksën është legjitim.

Duke folur për kushtet për Bashkimin Evropian dhe ShBA-në tha se kushdo që ka problem kushdo që ka problem me kushtet e tij është kundër Kushtetutës dhe në kundërshtim me të drejtën e Kosovës.

“Vendimin për taksën është vendim legjitim, kemi dërguar dje disa letra, ai është pozicioni imi. Unë e kam parë një dokument të kryetarit Veseli me propozime të caktuara. E kam parë edhe më herët”.

“Nuk e kuptoj pse ne duhet me dhënë nga vetja, kur Serbia do të hyjë në BE në vitin 2022. Nëse dikush nuk të respektojë atëherë i bien tërheqje e njohjes. Nuk besoj që ShBA ka problem me këto kushte”.

“Unë kam komunikim me LDK-në dhe Vetëvendosjen. Nëse njëra nga kushtet që kam nxjerr unë me prish me dikë nuk ka dert. Unë dua të rri me të drejtën time”.

“Dëshira ime është me mbet unik të gjithë. Nëse e zbehim taksën s’kemi alternative veç me jap territor e kompetenca ekzekutive. Nëse e dobësojmë taksën atëherë LDK që po tregohen të meqem atëherë le të bëhen gati të japin territor asociacionit me kompetenca ekzekutive . Kjo është në interes të përbashkët”.

Ai ka thënë se nuk ka marr përgjigjej nga BE-ja lidhur me letrat e dërguara.

Ndërkaq kë thënë edhe njëherë që do ta respektojë marrëveshjen me PSD-në për shkarkim e ministrit Nenda Rikallo.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, January 29, 2019

Të ngjashme