Haradinaj ende shpreson që vizat do të hiqen shpejt

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 14:58 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ende po shpreson që kosovarët do të lëvizin pa viza në zonën Schengen shumë shpejt, edhe pse kjo çështje nuk është në agjendën e Këshillit të ministrave të BE-së, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë tha se Kosova i ka kryer të gjitha obligimet e saja si shtet dhe është në hap me agjendën evropiane.

Kur foli për taksën ndaj Serbisë, ai tha gjendja në veri është e qetë dhe stabile dhe të gjithë qytetarët nuk kanë pengesa as në gjëra elementare.

“Vendimi për taksën respektohet i plotë dhe gjitha institucionet e Kosovës kanë qenë të respektuar në gjitha vendimet e marra”, tha Haradinaj.

Të ngjashme