Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë këto ditë, derisa ai po përballet me drejtësinë në Francë.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ndihet krenar me përkrahjen që po merr nga shqiptarët në të gjitha anët e botës.
“Të nderuar qytetarë, Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar! Më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd! Juaji Ramush Haradinaj”, ka shkruar kreu i AAK-së.