Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar kryetarin e unionit të bizneseve të diasporës në Gjermani, Nazmi Viqa dhe Vllaznim Kelmendin, drejtor për financa dhe marketing.
Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se me ta ka biseduar për mundësitë që afaristët kosovarë ta investojnë kapitalin e tyre edhe në Kosovë.
“Falënderues për sipërmarrësit e diasporës që po punojnë bashkë për një zhvillim dinamik të Kosovës dhe në këtë drejtim Qeverinë do ta kenë partner të përhershëm”, ka shkruar shefi i Qeverisë.