Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Heroinës së Kombit, Fetnete Ramosaj.
Haradinaj ka thënë se Fetnete Ramosaj bëri luftë të dyfishtë, në front dhe si kroniste, duke dëshmuar të vërtetën e luftës së UÇK-së.
“Bashkëluftëtarja Fetnete Ramosaj, përmes veprave të saj siguroi që koha mos ta ndalë kujtesën për luftën tonë të lavdishme. Ajo bëri luftë të dyfishtë, në front dhe si kroniste, duke dëshmuar të vërtetën e luftës së UÇK-së, dhe duke e përjetësuar luftën çlirimtare dhe mbajtjen gjallë idealin e lirisë ndër breza”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se shtatorja i ngritet në nderim të veprës dhe angazhimit jetësor ndaj Atdheut.
“Në nderim të veprës dhe angazhimit jetësor ndaj Atdheut, sot në Deçan, bashkë me kryetarin Bashkim Ramosaj dhe shumë bashkëluftëtarë bëmë zbulimin e shtatores së Heroinës së Kombit, Fetnete Ramosaj. Përjetë falënderues dhe mirënjohës ndaj Heroinës, Fetnete Ramosaj!”, është shprehur Haradinaj.