Haradinaj flet pas intervistimit: Nuk pres aktakuzë, duhet të shkojmë në zgjedhje

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar intervistimi ndaj ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, në Hagë.

Haradinaj pas intervistimit ka folur për media. Ai ka thënë se në Hagë ishte si qytetar i thjeshtë, si Ramush Haradinaj e jo si zyrtarë i lartë i shtetit të Kosovës, raporton lajmi.net.

Kryeministri në detyrë ka thënë se është e rëndësishme të vazhdojë dialogu dhe të arrihet marrëveshje me Serbinë, por e cila duhet të përfshinë njohje të ndërsjellë.

“Jemi për dialog pa dyshim. Jemi për marrëveshje me Serbinë, jemi për njohje dhe formula e vetme është njohja”, tha Haradianj.

Ai ka thënë se për momentin prokuroria nuk ka paraqitur ndonjë obligim tjetër për gjykatën andaj është i gatshme për bashkëpunim.

“Nuk kam dashur ta vi si kryeministër këtu, sot, kam ardhur si Ramush Haradinaj”, është shprehur ai.

Mes tjerash Haradinaj ka thënë se dorëheqja e tij është ndërhyrje e madhe për Kosovën.

Megjithatë ka thënë se ai është detyruar edhe në raste të tjera kur fokusi është dashur të jetë diku tjetër, të japë dorëheqje.

Sipas tij, fati është në anën e Kosovës pasi që në shtet ka stabilitet politik.

“Është një ndërhyrje e madhe për Kosovën. Jemi detyru në momente kur është dashtë me e mbajt fokusin në gjëra tjera me dhanë dorëheqje. Për fat të mirë ka stabilitet në Kosovë dhe është respektua ligji dhe kushtetuta. Partitë politike garojnë, nëse populli me jep besim e vazhdoj punën nëse jo u uroj fat të tjerëve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj nga gazetarët është pyetur edhe nëse pritet aktakuzë ndaj tij pas përfundimit të procedurave.

Ka thënë se nuk është në detyrën e tij të bëjë kësi lloj parashikimesh, mirëpo se nuk pret aktakuzë.

“Nuk është detyra jem me ba kësi parashikime, nuk pres aktakuzë sepse i di detyrat e mija. Duhet me shku në zgjedhje, mirëpo zgjedhjet kanë kosto. E kemi kriju një precedent të ri që i detyron edhe shtetet tjera me na respektu”, ka thënë ai.

Haradinaj nga prokurorët e Hagës është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2178194738975747/

Të ngjashme