Kandidati për kryeministër të vendit nga koalicioni PKD-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka shprehur bindjen se do të jetë kryeministër i Kosovës.
Tha se kanë marrë mjaftueshëm vota për krijimin e Qeverisë dhe se është e gjatë lista e punëve që do të bëjnë.
Haradinaj ka treguar se cilat do të jenë punët e para që do t’i bëjë në marrjen e mandatit të kryeministrit.
“Kemi fitu bindshëm dhe rezultati është i mjaftueshëm për krijimin e Qeverise”, tha Haradinaj për televizionin Rrokum.