Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ardhur sot në seancë me një qëllim, për t’i bindur deputetët e opozitës të heqin dorë nga bojkoti, raporton Ekonomia Online.
“Arsyeja pse kam ardhur në seancë është votimi i ligjeve dhe debati parlamentar që po e pres qe disa ditë, mirëpo për shkak të marrëdhënieve pozitë dhe opozitë po shtyhet. është dita e dytë që po vi këtu mirëpo po shtyhet. Qeveria jonë nuk është qeverisje e partive e as e fjetur.
“Ju kisha lut, ka diçka që mundeni me lënë jashtë luftës opozitare sepse është ndjeshmëria e marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së. Ju lus për hir të familjarëve tuaj që luftojnë për viza ta përjashtoni këtë pjesë”, raporton Ekonomia Online.