Haradinaj: Heroizmi i luftëtarëve të Llapit i dha kuptim përpjekjeve tona për liri

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Në 20- vjetorin e çlirimit të Podujevës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kujtoi sakrificën e qytetarëve të kësaj ane dhe të luftëtarëve të Zonës Operative të Llapit.

Ai tha se luftëtarët e Llapit me guximin, trimërinë dhe heroizimin e heronjve i dhanë kuptim përpjekjeve tona për liri!

“Në këtë datë kaq të rëndësishme për popullin tonë, përkatësisht qytetin tuaj Podujevë, ju uroj të gjithë qytetarëve Ditën tuaj të Çlirimit!”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në 20- vjetorin e çlirimit të Podujevës, kujtojmë sakrificën e qytetarëve të kësaj ane dhe të luftëtarëve të Zonës Operative të Llapit që me guximin, trimërinë dhe heroizimin e heronjve i dhanë kuptim përpjekjeve tona për liri! 
Andaj në këtë datë kaq të rëndësishme për popullin tonë, përkatësisht qytetin tuaj Podujevë, ju uroj të gjithë qytetarëve Ditën tuaj të Çlirimit!

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme