Haradinaj homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit: Të rinjtë ta dinë se shumë breza u flijuan

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 09:27 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e datëlindjes të heroit “Zahir Pajaziti”, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i shoqëruar  nga ministra dhe deputetë kanë vënë kurora lulesh para shtatores së tij në sheshin që mbanë emrin e heroit në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Haradinaj, tha se ky nderim ka për qëllim të përcjellim porosinë te të rinjtë që shumë breza janë flijuar për këtë ditë.

“Sot me një pjesë të kabinetit qeveritar, deputetë, kolegë të tjerë nderuam dhe vumë lule tek shtatorja e heroit të kombit Zahir Pajaziti”.

“Është ditëlindja e komandantit Zahir Pajazitit dhe ky gjest i sotëm, ky nderim është pikërisht përcjellje e porosisë për çka breza e breza janë flijuar, për çka Zahir Pajaziti ka një rol të veçantë në lirinë dhe në kontributin për liri”, tha Haradinaj.

Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Orllan, Podujevë, Kosovë, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri.

Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Orllan të Gollakut më 1 nëntor të vitit 1962.

Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.

Pasi që kreu shkollën e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.

Të ngjashme