Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump i cili ka nënshkruar Ligjin për politikën e mbrojtjes prej gati 1 trilion dollarësh, pavarësisht dispozitave të futura nga Kongresi që ofrojnë ndihmë të re për Ukrainën dhe frenojnë aftësinë e tij për të ulur përfshirjen e SHBA-së në mbrojtjen e Evropës.
Haradinaj ka tëhnë se Ligji, tashmë në fuqi, për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike.
Ai shkruan se ky Ligj po ashtu përcakton qartë politikën amerikane për Zbatimin e Marrëveshjes për Normalimin e marrdhënieve Kosovë-Serbi, me qëllim final njohjen reciproke.
Postimi i plotë:
Amerika krah Kosovës
Lajmi më i mirë i mundshëm i kësaj dite është rikonfirmimi i politikës amerikane ndaj Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.
Ligji, tashmë në fuqi, për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike.
E mbështetë perspektiven e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe të krejt Ballkanit Perëndimor, që përputhet në plotni më përcaktimin tonë të kahmotshëm se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është themeli i sigurisë dhe zhvillimit tonë si Shtet e shoqëri.
Ky Ligj përcakton qartë politikën amerikane, për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, me qëllim final NJOHJEN RECIPROKE.
Kjo është rikonfirmim i mbështetjes amerikane për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, dhe cilido zyrtar i lartë, që punon kundër integritetit territorial të cilitdo shtet, cenon rendin demokratik, shkelë të drejtat e njeriut apo është i perfshirë në afera korruptive, do të sanksionohet sipas këtij Ligji.
Prandaj miqësia e partneriteti ynë me SHBA, ka qenë jetik në të gjitha fazat, përfshirë edhe synimin tonë final, anëtarësimin në NATO dhe BE, që është edhe thelbi i Programit të Aleancës!
Mirënjohje përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës!