Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit me komisionin për Legjislacion komentoi në lidhje me pretendimet e Listës Serbe për posedimin e votave për rrëzimin e Qeverisë.
Ai tha se para së te ketë zgjedhje të reja primare të bëhet është liberalizimi i vizave, raporton Ekonomia Online. Madje kryeministri tha se taksa prej 10% mund edhe të rritet.
Menjëherë pas vënies së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, Lista Serbe e cila është në koalicionin qeveritar, ka thënë se do të mbështesë çdo përpjekje për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.
“Para se me shkuar në zgjedhje të reja njëherë duam ta bëjmë liberalizimin, para se me votuar në Kuvend nuk kemi pse me spekuluar kurdo Qe voton parlamenti është e qartë. Sot sikur e shihni jemi të interesuar bashkë me dy ministra që janë të përgjegjësive të drejtësisë dhe integrimeve kemi punuar, po punojmë dhe mendoj se është një ndihmë e mirë mes qeverisë dhe parlamentit dhe të komisioneve”.
“Shpresoj që në seancën e ardhshme të i kemi të kryera këto detyra shtesë, këto nuk janë kusht për liberalizimin e vizave, kushtet janë përmbush, por që me dëshmuar se po shkojmë më tutje. Për Listën Serbe është vullnet i tyre politik dhe ne nuk e diktojmë atë, agjenda e Kosovës vazhdon”, tha ai
Haradinaj tha se për të është e habitshme pse Kosova të ketë ngecje që të hyj agjendën për liberalizimin e vizave pasi që sipas tij, të gjitha kushtet që kanë qenë tashmë ato janë të përmbushur.
“Është qit një listë me kushte, kushtet janë kryer tani është mirë me u sqaruar pse ka ngecje e tjera ka shumë spekulime, nëse ka votuar edhe Parlamenti i BE-së atëherë kishte qenë në zbatim sepse të gjitha janë për pro ne po punojnë gjithë që kjo me ndodhë ka ngecje por edhe ne jemi njerëz dhe e drejta jonë është në pyetje, e drejta e lëvizjes së lirë”, tha ai.
“Nuk mendoj se është anuluar liberalizimi i vizave ne jemi në proces është e habitshme që hasim në vështirësi të hyj në agjendë kemi ende shumë shpresë jemi optimist por e habitshme që janë kryer kushtet dhe tani duhet të hyjmë ne duhet të hymë në agjendë”, tha Haradinaj.