Haradinaj i përgjigjet Thaçit për rritjen e pagave të pjesëtarëve të FSK-së

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 15:33 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media i është përgjigjur kërkesës së presidentit Hashim Thaçi për rritjen e pagave e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)

Kreu i Qeverisë tha se do ta përkrahin rritjen e pagave për FSK-në, raporton Ekonomia Online..

“Ne e mirëpresim si Qeveri rritjen e pagave në secilën kohë, sidomos për siguri ku ne nuk kemi kursyer”.

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga Qeveria rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së.

Pasi ka drekuar me ushtarët e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, Thaçi në një adresim për medie tha se ishte ndjenjë e shkëlqyeshme të kishte një drekë të përbashkët me ushtarët pas kthimit nga ShBA-ja ku në seancën e Këshillit të Sigurimit sipas tij, u konfirmua mbështetja e plotë për ushtrinë e Kosovës.

“Tash pasi formuar ushtrinë të gjithë kemi një unanimitet për ushtrinë e Kosovës, zhvillimin e saj. Unë kam vendosur si president i Kosovës, si komandat suprem t’i propozoj Qeverisë së Kosovës rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së”.

“Në mënyrë që këta të kenë një jetë të dinjitetshme, një punë të dinjitetshme. Shpresoj që Qeveria t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes time për rritjen e pagave në mënyrë solide dhe të pranueshme”, tha presidenti Thaçi, raporton Ekonomia Online.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/527971951034681/

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/thaci-kerkon-nga-qeveria-rritjen-e-pagave-per-pjesetaret-e-fsk-se/

Të ngjashme