Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen Veliu, për t’i shprehur ngushëllime kryetarit të Komunës së Podujevës dhe nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, për vdekjen e axhës së tij.
Lajmin për vizitën në familjen Veliu e ka bërë publik vetë kryeministri Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.
“Vizitë ngushëlluese në familjen e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, për ndarjen nga jeta të axhës së tij, Shefqetit”, ka shkruar Haradinaj.
Shefet Veliu ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.