Haradinaj: I thashë Palmerit që s’pranojmë marrëveshje për territorin, është kamuflim për ndarje

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 10:03 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka pranuar të tregojë se cilat porosi ua dha zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-së, Mathew Palmer, në takimin e krerët e shtetit dhe opozitës.

Ai ka thënë se nuk ka të drejtë të zbulojë detaje, derisa ka shtuar se Ambasada Amerikane është kompetente të flas për këtë çështje.

Haradinaj deklaroi se nuk i ka ndryshuar qëndrimet dhe se edhe Palmerit ia ka bërë të qartë se janë kundër një marrëveshjeje, e cila bazohet në territore dhe kufij, duke e quajtur atë “kamuflazh” për ndarje.

“Çka ka pru Palmeri s’kam të drejtë të flas, flet Ambasada. Ardhja e tij dëshmon vendosmërinë e Amerikës me mbetë me Kosovën dhe rajonin. I kemi thënë atij të gjitha që i dini; s’ka ndryshim, s’ka diçka të re”.

“Po marrëveshje ligjore obligative për njohje, jo marrëveshje e bazuar në territor e kufij, ajo është kamuflazh për ndarje”, deklaroi Haradinaj, i pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së Qeverisë.

Mediet kanë raportuar se një takim mes liderësh është mbajtur pa praninë e medieve me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Mathew Palmer.

Burime nga takimi kanë zbuluar se Palmer ka thënë se ShBA-ja nuk mund të presë deri në pafundësi për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi dhe se kosovarët do të detyrohet të bëjë ndonjë lëshim në këmbim të njohjes nga Serbia.

Image may contain: 2 people, people standing

Të ngjashme