Haradinaj i trishtuar pas sulmit kriminal në Gllogjan, kërkon të zbardhet rasti

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, duke thënë se ndihet i trishtuar nga ky sulm.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar nga organet e rendit që sa më parë të zbulojnë e të kapin autorët e këtij veprimi.

POSTIMI I PLOTË:

I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.
Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne.
Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre.
Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë.

RH

Të ngjashme