Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar sot 65-vjetorin e lindjes së ish të burgosurit politik, Xhavit Zariqi.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar përjetimet e rënda të Zariqit gjatë regjimit të kaluar, duke theksuar se ai u përball me burgosje dhe persekutim, por mbeti gjithmonë i palëkundur në rrugën për liri dhe atdhe.
“Xhavit Zariqi përjetoi ferrin gjatë regjimit, duke u përballur me burgosje e persekutim. Pavarësisht sfidave, ai gjithmonë qëndroi i palëkundur në rrugëtimin për lirinë e atdheut, ku e kreu me nder detyrën edhe gjatë luftës për liri, ndërsa prej vitesh jemi bashkë në rrugëtimin politik.
Sot u bashkuam në shënim të 65-vjetorit të lindjes, me ç’rast i urova shëndet e suksese në çdo hap.
Krenar që e kam mik!”, shkroi Haradinaj.