Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj e ka quajtur pikëllues lajmin për vdekjen e regjisorit, Bekim Lumi.
Haradinaj me anë të një postimi Facebook, ka thënë se ikja e tij e hershme ka lënë zbrazëtsi në familje dhe artin e regjisë.
Postimi i plotë i Haradinaj:
Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të regjisorit Bekim Lumi, ndër më të veçantët në artin skenik të Kosovës.
Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbraztësi të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë. Ai nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes Lumi, të gjithë atyre artistëve që punuan më të si dhe miqve të shumtë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.