Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e qeverisë ka informuar kabinetin e tij qeveritar lidhur me vizitën e delegacionit nga Iowa në Kosovë.
Haradinaj kërkoi nga ministrat që nëse kanë marrë obligime nga partneriteti me Iowa-n të kujdesen për zbatimin e tyre.
Kreu i qeverisë më tutje tha se partneriteti me këtë shtet është nder për Kosovën.
“Mendoj se është arritur një shkallë më e lartë e bashkëpunimit me Iowa-n. Dëshiroj të ju lus që nëse dikush prej ministrave ka marrë obligime, të kujdeset për zbatim. Për ne është nder ky partneritet”.
Javën e kaluar, nën organizimin e Konsullatës së Kosovës në Iowa, Iowa Sister States Organization dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, një delegacion rreth njëqind anëtarësh, gjysma nga të cilët civilë e gjysma tjetër ushtarakë nga ky shtet amerikan, kanë vizituar Kosovën.