Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj informon kabinetin e tij për vizitën e delegacionit nga Iowa në Kosovë

Haradinaj informon kabinetin e tij për vizitën e delegacionit nga Iowa në Kosovë

Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e qeverisë ka informuar kabinetin e tij qeveritar lidhur me vizitën e delegacionit nga Iowa në Kosovë. Haradinaj kërkoi nga ministrat që nëse kanë marrë obligime nga partneriteti me Iowa-n të kujdesen për zbatimin e tyre. Kreu i qeverisë më tutje tha se partneriteti me këtë shtet është nder për Kosovën. […]

Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e qeverisë ka informuar kabinetin e tij qeveritar lidhur me vizitën e delegacionit nga Iowa në Kosovë.

Haradinaj kërkoi nga ministrat që nëse kanë marrë obligime nga partneriteti me Iowa-n të kujdesen për zbatimin e tyre.

Kreu i qeverisë më tutje tha se partneriteti me këtë shtet është nder për Kosovën.

“Mendoj se është arritur një shkallë më e lartë e bashkëpunimit me Iowa-n. Dëshiroj të ju lus që nëse dikush prej ministrave ka marrë obligime, të kujdeset për zbatim. Për ne është nder ky partneritet”.

Javën e kaluar, nën organizimin e Konsullatës së Kosovës në Iowa, Iowa Sister States Organization dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, një delegacion rreth njëqind anëtarësh, gjysma nga të cilët civilë e gjysma tjetër ushtarakë nga ky shtet amerikan, kanë vizituar Kosovën.

Të ngjashme