Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” u ka uruar suksese fëmijëve të cilët janë pjesë e testimit PISA.
Haradinaj tha se deri më tash testit PISA i janë nënshtruar mbi tre mijë nxënës kosovarë kurse edhe dy mijë të tjerë do t’i nënshtrohen ditëve në vijim.
Kryeministri u shpreh se që në fillim të mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi.
Më poshtë gjeni postimin e plotë.
Mbi tremijë nxënës kosovarë i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit te fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t’i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim.
Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse.
Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira.
Suksese fëmijë të dashur!
RH