Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në shënim të përvjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, ka thënë se Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri.
Sipas tij, vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt, njofton Klan Kosova.
“Në këtë ditë të shënuar, përulemi para heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari”.
“Ne u jemi borxhli të rënëve, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej”.
“Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt”.
“Lavdi Familjes Jashari! Lavdi të rënëve për liri”.