Haradinaj: Jemi në kontakt me KEDS, problemet me energji elektrike po rregullohen

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me KEDS-in në lidhje me furnizimin me energji elektrike.

“Ne kemi pranuar njoftimet për probleme të vogla për shkak të mbingarkesës në Malishevë, Mushtisht, Klinë dhe Fushë Kosovë. Këto janë duke u trajtuar”.

“Problemet me energji në Matiqan tashmë janë rregulluar. Jemi në koordinim dhe në mbikëqyrje të vazhdueshme për të gjitha rastet. Urime festat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme