Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeverisja e tij brenda 3 muajsh do ta mundësojë liberalizimin e vizave.
“Jemi vetëm një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Në takimet e shumta anë e kënd Kosovës e kam thënë se brenda 3 muajsh Qeveria jonë do ta mundësoj Liberalizimin e Vizave.
Edhe sot e përsëriti këtë Zotim: Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën. Ka ardhë #KohapërFillimineRi! Ka ardhë Koha për rrugën evropiane të Kosovës! Pa Viza! RH”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.