Haradinaj: Kam respekt për Radojçiqin, Rakiqin e Simiqin

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 15:30 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, thotë se nuk i ka premtuar nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojçiq, postin e kryetarit të Asociacionit të Komunave Serbe.

“Thaçi takohet me njerëz si ai edhe në Prishtinë edhe në Bruksel. Kom shumë respekt për zotin Rdojçiq, për Rakiqin, Sllavko Simiq, Igorin, për të gjithë, premtime të tilla s’kanë ndodhë,” është shprehur Haradinaj në një konferencë për medie.

Kryeministri ka bërë thirrje për përmbajtje edhe në veri, derisa Kosova ka përpara anëtarësimin në Interpol dhe çështjen e ushtrisë.

LEXO Edhe: Haradinaj-Thaçit: Veç Krishti është ringjallur, me incidente në veri mbahet gjallë tema e korrigjimit

“I lus qytetarët e Kosovës të jenë të kujdesshëm pas incidentit në Novi Sad, dhe nëse ndodhë ndonjë incident për cilën do arsye, tash e kemi Interpolin dhe ushtrinë, dhe çfarëdo argumenti që tenton destabilizim është mirë me u përmbajtë,” deklaroi Haradianj.

Ka vazhduar edhe sot polemika ndërmjet kryeministrit Haradinaj, dhe presidentit Hashim Thaçi rreth çështjes së veteranëve, Asociacionit të Komunave Serbe, dhe ridefinimit të kufijëve.

Të ngjashme