Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Kamenicën i cili u premtoi qytetarëve që Kamenica do të vazhdojë ta ketë përkrahjen që e meriton.
“Është e vërtetë që ka një dallim të madh në përkrahje të projekteve të interesit publik për Kamenicen, krahasuar me të kaluarën, për 20 vjet është bërë më pak sesa në këtë 1 vit e gjysmë.
Në një vit e gjysmë që shkoi, Kosova ka marrë një drejtim politik ndryshe, e ka ndërru drejtimin nga një drejtim të përshtatjes, në 100%s shtet.”
“Kontesti është i hapur se a ka pasë të drejtë Kosova t’i kryej punët që i ka kryer. Rasti i ushtrisë, Trepçës, taksës, moslejimi i ndarjes. Ne me votë e drejtojmë, legjitimojmë konceptin 100%, vota pro Aleancës, pro meje, e konfirmon.”
“Këtë do e nënkuptojnë edhe miqtë e Kosovës, që vendimet nuk janë veç të qeverisë por edhe të sovranit.”
“Nëse ndodhë kështu, atëherë fokusimi i qeverisë duhet të kthehet tek zhvillimi, njerëzit e punësimi.”
“Ju e shihni kush ka përfituar, sepse kjo qeveri edhe në këto kushte edhe pse u përball me tema tjera prapë ka tregu kujdes të posaçëm për Kamenicen.”
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e para si parti, koncepti ynë është referendum për shtetin poashtu është edhe një veprim që na liron nga pikëpyetjet dhe kthehemi tek punët tona të brendshme.”