Ai tha se do të jenë në dialog të vazhdueshëm me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, do të ketë komunikim të hapur ndërmjet dy institucioneve dhe kërkesat e BSPK-së do të trajtohen me kujdesin maksimal, gjithnjë konform kapaciteteve buxhetore dhe mundësive që kanë institucionet.
Përfaqësuesit e BSPK-së shprehën përkushtimin për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, duke shprehur kërkesat për përmirësim të vazhdueshëm të kushteve për të gjithë punëtorët.