Haradinaj: Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 20:34 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me qytetarët e Mitrovicës ka thënë se kontrabandën do ta zëvendësojnë me tregti të lirë dhe të ligjshme.

Nga atje Haradinaj i ka bërë thirrje BE-së që të mos përdor standarde të dyfishta me rastin e Kosovës.

“Ne jemi këtu për të qenë partnerë, jemi këtu të punojmë bashkë me fqinjit tanë, jemi këtu jo për t’u bërë lypsarë, por që të jetojmë në standarde dhe vlera të BE-së. Kërkojmë prej tyre që të mos përdorin standarde të dyfishta. Ky vend këtu, kjo që shohim me veri, është standard i dyfishtë”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

“Unë po kërkoj që kontrabandën ta zëvendësojmë me tregtinë e lirë dhe të ligjshme. Për këtë kërkojmë kufi si i ka hije, për këtë kërkojmë ushtri si i ka hije, jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët e veriut. Sepse janë njerëz të këtij vendi dhe janë njerëz në shtëpitë e tyre, në tokën e vet. Dhe ne jemi që ata të ndjehen zot shpije në shtëpitë e veta, në tokën e vet, por jo ta lëmë në pasiguri”, tha Haradinaj.

Image may contain: 2 people, people on stage, crowd, beard and outdoorImage may contain: 3 people, crowd, tree, sky and outdoorImage may contain: 17 people, crowd and outdoorImage may contain: 3 people, people on stage, people standing and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme