Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një deklaratë para medieve për për çështjen e Demarkacionit, ka thënë se thirrja e seancës së Kuvendit të për të dielën ishte nga vullneti i madh dhe i mirë pas arritjes së marrëveshjes me Malin e Zi.
Por, ai ka arsyetuar shtyrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, të paralajmëruar fillimisht për të dielën, me përgatitje sa më të mirë. Ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve, Listës Serbe, Vetëvendosjes dhe çdo deputeti, raporton Ekonomia Online.
“Por tema e Demarkacionit është temë që ka pritur me vjet dhe dëshiron konsultë me të gjitha grupet parlamentare, me të gjithë deputetët me kujdes, në mënyrë që të kemi një seancë të përgatitur mirë”, tha Haradinaj.
Ai tha se Marrëveshja dhe Ligji për Ratifikimin do t’i kalojë Parlamentit. “Duhet të jetë një dokument dhe duhet të votohen së bashku. Ne do t’i ndjekim të gjitha procedurat dhe përgatitjet për këtë”.
“Kemi humbë gati 3 vjet për këtë dhe ndoshta na shkon edhe një javë, por duhet të jemi të përgatitur dhe të kemi kujdes në përgatitjen e seancës, por nuk ka kthim prapa”.
Por Haradinaj se çështja e Demarkacionit tashmë është në proces të zgjidhjes.
“Ka një ndryshim në gjendjen faktike. Ka një marrëveshje mes presidentëve, e cila flet për opsionin e rishikimit dhe të korrektimit të gjendjes në drejtim të Çakorrit dhe Kullës”.
“Me gjithë dyshimet, marrëveshja është një materie mes dy presidentëve të vendit. Unë vetë si kryeministër kam punuar gjithë kohës për këtë marrëveshje, në substancën e saj dhe i falënderojë të gjithë që kanë qenë të angazhuar”, shtoi Haradinaj.
“Historia do ta tregojë që nga e gjithë kjo ne kemi fituar të drejtën territoriale të vendit dhe lirinë e lëvizjes dhe e kemi nxjerrë Kosovën nga një pozicion shumë i rëndë. Këtë nuk kishim arritur ta bëjmë të vetëm, pa mirëkuptimin e shumë të tjerëve dhe tash ka rëndësi ta kemi mirëkuptimin e të gjithëve, Listës Serbe, Vetëvendosjes dhe çdo deputeti në Kuvend, se është një moment që duhet të jemi të gjithë bashkë”, deklaroi Haradinaj, në konferencën me gazetarë.