Haradinaj kërkon nga Kurti ta heqë bllokadën në kufi për hyrjen me tri vaksina

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Vendimi për hyrjen në Republikën e Kosovës me tri vaksina kundër Covid-19, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të gabim të rëndë të Qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje dhe kërkoi nga kryeministri Albin Kurti, ta heqë këtë bllokadë.

Postimi i plotë:

Vendim arbitrar e i dëmshëm ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje.

Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë.

Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër!

Të ngjashme