Haradinaj kërkon rinumërim të plotë: Kriminelët e votës duhet të përfundojnë në burg

| 11 Mar 2021 | 12:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partive pas zhvillimeve të fundit, ka thënë se kriminelët e votës duhet të përfundojnë në burg.

“Ishte një takim me nënkryetarët e AAK, sekretarët, deputetët dhe kryetarët e komunave. Biseduam për procesin zgjedhor dhe ndërtimin e institucioneve”.

“I falënderojmë qytetarët që mundësuan që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike”.

“Edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhur në disa raste nga disa komisionerë ose vëzhgues të pandërgjegjshëm dhe kërkojmë nga organet e rendit që kriminelët e votës të përfundojnë në burg, të të gjitha partive”.

“Kërkojmë rinumërim të plotë të votave në prezencë të hetuesisë dhe policisë, që të gjendet e vërteta. Ndërtimi i institucioneve duhet të ndodhë sa më shpejt. Ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë ose të LVV-së, LDK-së apo PDK-së apo partive të tjera, dhe nuk shoh pse dikush duhet të dalë kundër rinumërimit përpos nëse fshehin keqpërdorime të tjera për të cilat nuk di opinioni”, tha Haradinaj.

“Aleanca ka dalë në zgjedhje, ka pasur një ofertë. Opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit”, u shpreh Haradinaj, i pyetur se a ka hequr dorë nga posti i presidentit.

Për shkak të akuzave se ka keqpërdorur me vota, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga partia dhe nga pozita e kryediplomates. 

Të ngjashme