Haradinaj: Kërkova të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, ka shkruar se e ka falënderuar atë për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut.

“Kërkova të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Ishte kënaqësi të takohemi sonte me emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë.

Kjo vizitë po vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Shfrytëzova rastin të falënderoj z. Escobar për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut.

Kërkova të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA. Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të.

Të ngjashme