Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj duke komentuar çështjen e demarkacionit ka thënë se ai është shpallur i vdekur.
Në një postim në Facebook Haradinaj ka shkruar se “Populli e ka shpall të vdekur versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi”.
Ndryshe Qeveria sot ka dështuar që ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Qeveria, Demarkacioni do të procedohet pasi që të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë të iniciuar nga opozita e që është caktuar për të mërkurën.