Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marr pjesë në takimin që do të mbahet mes liderëve të koalicionit qeverisës, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Avdullah Hoti.
Njoftimi është bërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosoës.
“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, njofton AAK.
Ky takim mbahet në kohën kur partnerët qeverisës, kanë mospajtime sa i përket çështjes së dialogut dhe pak javë para se kryeministri Hoti të udhëtojë në Uashington, me 2 shtator/eo