Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë “po shko bre në hamom”, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.
Kjo ka ndodhur pasi ata ishin duke diskutuar për mos futjen e veteranëve në kuadër të Ligjit për Pagat, ku Konjufca ia kujtojë Haradinajt se është në Kuvend.
“Zoti Haradinaj ky është Kuvend, edhe vet ke qenë Kryeministër” , tha Konjufca.
Haradinaj, i është drejtuar Konjufcës dhe deputetëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje duke u thënë se duhet t’iu vijë turp për këtë veprim.
“Turp i madh që njerëz të zgjedhur të popullit si ky zoti Muja e do të tjerë kanë arritur në një shkallë të mashtrimit çfarë po e dëgjojmë sot në Kuvend. Turp për Gani Krasniqin, Fatmir Humollin, Enver Dugollin e krejt të tjerët duhet me ju ardhur marre çka jeni ty bërë, a jeni njerëz a çka jeni. parlament, është turp i madh. Si me ja pri vetës këtij populli parlamenti, a është në rregull me i nda veteranët kur t’a rrisim pagën minimale, a s’ është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës