Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të jetë vend i mundësive, ku fëmijët realizojnë ëndrrat e tyre.
“Mirëqenia e fëmijëve është pasqyra e suksesit të një shteti e shoqërie. Dita Botërore e Fëmijëve na shërben si përkujtim i detyrimit tonë që t’iu garantojmë atyre edukim dhe siguri, mirëqenie dhe mbrojtje. Fëmijë të dashur, urime dita juaj”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.