Haradinaj: Kosova hodhi hap të madh përpara me marrëveshjen në Uashington

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron se Kosova hodhi hap të madh përpara me marrëveshjen në Uashington.

Sipas tij, me njohjen e Kosovës nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmuan lidership botëror dhe siç ka shkruar ai, konfirmuan interesin strategjik për paqe e stabilitet në Kosovë dhe rajon.

Ndër tjera, Haradinaj në Facebook ka shkruar se pritjet e Kosovës janë që edhe BE të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, për të lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj. E po ashtu edhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ish-kryeministri ka thënë se “Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington. Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon”.

“Tani pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2054903451300725

Të ngjashme