USAID Empowe Sektori Privat, në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA) kanë organizuar Konventën e parë të Veshmbathjeve të Kosovës, me qëllim për të avancuar zhvillimin dhe rritjen e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Konventa do të përmbajë një ekspozitë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga 22 kompani. Gjatë konventës do të zhvillohen takime në mes bizneseve do të mbahet një sfilatë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë.
Gjithashtu gjatë ditës do të organizohet edhe garën studentore për dizajn, ku studentët që vijojnë studimet në dizajn të modës do të prezantojnë dizajnet e tyre.
Pjesë e Konventës jenë forume të industrisë ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të prezantojnë në tema kyçe të industrisë së veshmbathjeve.
Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Kosova ka potencial për eksportimin e produkteve të tekstilit jashtë Kosovës, por vetëm nevojitet përkushtim.
Ai më tej shtoi se Kosova importon shumë ndonëse mund të jetë garues në tregjet botërore sa i përket produkteve të tekstilit.
“Kur them kjo bashkon energji, një energji pozitive e USAID që ekziston në jetën tonë që nga koha kur kishim vështirësi të mëdha e deri më sot. Qeveria e Kosovës mund të kthehet. në një partner të mirë të këtyre prodhuesve qe kanë mbërri me krijuar produkte të veta por edhe kanë mundësi që me këto produkte të mërijnë tregjet e jashtme”.
“Qeveria e vendit duhet me u bë pjesë dhe me përkrah jo vetëm ekspozita panaire, plasimin e produkteve tona, por edhe me i shpreh falënderim partnerëve që ju mbështesin. Bilanci i tregtisë nuk është i mirë na importojmë shumë, por kemi potencial për veshmbathje që nuk e kultivojmë shumë dhe mundemi me qenë garues në tregjet botërore”.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, tha se ministria që drejton ka për qëllim zhvillimin e eksportit dhe zëvendësin e importit me prodhimin e produkteve në Kosovë.
“MTI po punon me përkushtim për krijimin e një sistemi të posaçëm për bizneset dhe ndërmarrjet e vogla. MTI ka për synim zhvillimin vendor rritjen e eksportit zëvendësimin e importit për produktet që mund të prodhohen në Kosovë.
“Sa i përket industrisë së tekstilit numri i ndërmarrjeve për vitin 2016 ka qenë 355, në të gjitha komunat, në Prishtinë 63 ndërmarrje, me 59 Ferizaj 30 ndërmarrje e kështu me radhë. Vlera e eksportit sipas CEFTA-s ka qenë 24 milionë euro, numri i të punësuarëve është rreth 2000 punëtorë. Iniciativa e MTI për tu fokusuar për zhvillimin industrial është sfidë e kohës, të behet vizioni i afaristëve deri në vitin 2020, agjendës evropiane të programeve, marrëveshje MSA”.
Ushtruesja e detyrës së Drejtorit të Misionit të USAID Lisa Magno, tha se USAID do të vazhdojë të jap grante dhe teknikë për zhvillimin e këtij sektori.
“Është ditë e veçantë për të gjithë në industrinë e investimit dhe rritjet në biznes janë shpaguar. Kjo do të jetë ngjarje vjetore që do të paraqes zhvillimet në sektorin e veshmbathjeve, duke krijuar lidhje mes prodhuesve dhe tregjeve. USAID është krenar të jetë partner me ju dhe të ofrojë teknike dhe grante , por lajmi është se ky sektor është duke u ba fuqi e vërtet në ekonominë e Kosovës dhe ka akoma hapësirë për tu zhvilluar, ky zhvillim do vije përmes teknologjive të reja dhe produkteve të reja dhe vije duke e rritur kapacitetin dhe i duhet Kosovës një bazë të gjerë të punonjësve që të bëjnë punën”.
Bardha Sadrija, kryetare e bordit , shoqatës kosovare për marketing të veshmbathjeve, tha se kjo ditë shënon hap të rëndësishëm për zhvillimin e veshmbathjeve, me qëllim të promovimit të produkteve kosovarë dhe dhënien e mundësisë të studentëve që të arrijnë të mësojnë në fushën e dizajnit.
Projekti pesëvjeçar i USAID-it, Empower Sektori Privat, i cili financohet edhe nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, është angazhuar që nga korriku i vitit 2014 për të stimuluar krijimin e vendeve të punës në shkallë të lartë, duke e ngritur aftësinë konkurruese të firmave kosovare në sektorët e gatshëm për zhvillim të veshmbathjeve, përpunimit të drurit, TIK-ut, energjisë së ripërtërishme, turizmit dhe përpunimit të metaleve.
Deri më sot, ky projekt ka krijuar mbi 2400 vende të reja të punës në mbarë Kosovën, me plane për t’i krijuar gjithsej 5000 vende të reja të punës deri në korrik të vitit 2019.