Nën patronatin e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj është mbajtur akademia përkujtimore për nder të heroit Ilaz Kodra, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se 30 prilli i 1999-ës ishte ditë e kthesës për historinë shqiptare, ditë e shënuar e luftës për liri.
“ Është ditë e shënuar e luftës tonë për liri, është ndër ato ditë që bashkohet me ditë të madhe që kanë bërë kthesën në historinë tonë. Nuk ka dilemë se asnjë ditë tjetër nuk do ta kish rëndësinë e vet po të mos ishte marsi”, ka thënë Haradinaj.
Ai tha se vazhdimisht do kujtohen ata që ranë për lirinë e Kosovës.
“Ilaz Kodra është shembulli i luftëtarit shëiptar, tek ai gjen trimërinë e atyre që nuk i ka provuar kurrë askush dhe qëndrimin krenar. Ilazi ra në shërbim të lirisë, ishte rrugë e gjatë për të, për liri, ishte me plotë tjerë kur ranë heroikisht dhe që së bashku bënë pjeasë në brigadën “Fehmi Lladrovci”. E gjithë shqiptaria krenohet me veprën e tij, krenohemi me gjithë ata breza që nderuan Drenicën, Kosovën dhe kombin, edhe sot nuk do ju falim borxhin, por edhe sot do i nderojmë dhe do vazhdojmë t’i nderojmë .Kosova nuk do ishte çka është sot pa Ilazin dhe luftëtarët e tij”, ka shtuar ai.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se Ilaz Kodra dhe Adem Jashari me luftën e tyrei treguan okupatorit se Kosova ka zot dhe që asnjë forcë nuk do mund të shkatëëronte vatrën shqiptare.
“ Ilaz Kodra ishte ndër ushtarët e parë të celulave të UÇK-së në krye me Adem Jasharin që nisën aksionet e aramatosura duke goditur caqet serbe duke treguar se këtu askush nuk mund të ushtrojë dhunë pa u derdhur gjaku i pastër i lirisë”, ka thënë Jashari.
“Rezistenca e tyre tregoi përkushtimin dhe vendosmërinë për ti bërë më dije armikut se këtu ka zot dhe asnjë forcë nuk do mund ta shkatrronte vatrën shqiptare. Drenica dhe krejt Kosova u vunë në anën e lirisë në anën e UÇK –së pa pyetur për çmim, familje të tëra i rezistuan kësaj sfide dhe terrori. Lufta e filluar nga UÇK-ja nuk u ndal deri në fitorën përfundimtare. Përvjetorët në Kosovë kanë histori të dhimbjes dhe krenarisë”, ka shtuar Jashari.
Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka theksuar se me nderimin e dëshmorëve të kombit nderohet vet Kosova.
“Ata na sollën lirinë që ishte ëndërr e secilit prej nesh, Kosova ka pasur dhe do ketë njerëz të ditur, siç ishte Ilaz Kodra. Duke i nderuar dëshmorët e kombit ne nderojmë vendin tonë”, ka thënë ai.
Me këtë rast Gucati, ndau një dekoratë për familjen e heroit Ilaz Kodra, si shenjë nderimi dhe respekti për komandantin dhe heroin e Kosovës.
Ndërsa vajza e Ilaz Kodrës, Sumea Kodra, tha se babai i saj ishte një ndër figurat më madhore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shembulli më i mirë se si mbrohet atdheu.
“Në këtë ditë ne kujtojmë të rënët që me dëshirën e tyre nuk hezituan t’i shërbejnë atdheut. Babi im ishte ndër të parët dhe një ndër figurat më madhore të UÇK-së, edhe pse ishte rrugë e gjatë ishte shembulli më i mirë si mbrohet atdheu”, ka thënë ajo.