Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova nuk e ka luksin për qeveri të lodhtë apo eksperimentale”.
“Qytetarët tanë në çdo pëllëmbë të vendit po e kuptojnë dhe mbështesin masovikisht vullnetin tonë të përbashkët për ndryshim pozitiv dhe fuqizim të Kosovës. Këtë mbështetje e gjetëm sot edhe në Shtime e Lipjan. Kosova nuk e ka luksin për qeveri të lodhtë apo eksperimentale. Jemi bashkuar e zotuar që Kosovës t’i japim një qeverisje zhvillimore, të përgjegjshme në vendimmarrje, të pakompromis ndaj të këqijave dhe të palëkundshme për interesat e shtetit dhe të mirën e qytetarëve. Kjo do të jetë historia jonë e re e suksesit! #KohapërFillimineRi”, ka shkruar Haradinaj.