Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar prodhuesin e motorëve elektrikë, transformatorëve dhe gjeneratorëve, “Aulona ShPK” në Gjakovë. Haradinaj tha se ky prodhues ka pasur mundësinë t’i plotësojë edhe kërkesat e KEK-ut, por pas privatizimit të saj ajo është gjetur jashtë tregut, raporton Ekonomia Online.
“Kjo është një porosi në fabrikën ‘Aulona’. Kjo fabrikë ka 30 vjet traditë pune është ndër të parat në Kosovë është vazhdim i asaj që dikur u njohtë si elektromotori, Gorenje në Gjakovë e ish Jogusllavi. Një kohë të gjatë kjo fabrikë ka mujtë me i plotësu kërkesat e KEK-ut mas privatizimeve janë gjet jashtë tregut por nuk janë dorëzua dhe kanë depërtua në tregun gjerman dhe fatmirësisht janë 25 punëtorë dhe janë krenarë me produktin e tyre me punën e mirë që e bëjnë, shpresoj që edhe KEDS por edhe operatorët e tjerë në Kosovë t’i drejtohen Aulonës për produktet e veta për një traditë për nja garanci me kualitet, nuk besoj që ka kualitet më të mirë se kjo që shohim ne”, u shpreh Haradinaj.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Granit Krasniqi, tha se ai shpreson që kjo vizitë do jetë një pikënisje e mbështetjes së shtetit ndaj kompanisë së tyre.
“Ne bëjmë prodhimin e transformatorëve me vaj. Ndërsa kemi menduar për prodhimtari të re për prodhime të disa induktorëve dhe transformatorëve të ndryshëm për prodhues gjerman. Për momentin po prodhojmë ekskluzivisht vetëm për partnerin tonë gjerman dhe të gjitha materialet që vijnë nga gjermania rieskportohen prapë nga partneri ynë. Shpresojmë që kjo vizitë do jetë vetëm një pikënisje për mbështetjen që do na epet në të ardhmen e afërt”, tha Krasniqi, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se Qeveria po iu ofron siguri bizneseve në vend.
“Është një porosi e jashtëzakonshme për bizneset të cilat kanë filluar me e ndi vetën pak më të sigurt me investua. E di që kjo porosi e juaja do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm për ti ndihmuar bizneset”, tha Gjini.