Haradinaj: Kryeministri nuk u besoi shqiptarëve për votimin e demarkacionit

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 19:33 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj e ka ripërsëritur edhe një herë se marrëveshja e Malit të Zi dhe Kosovës për demarkacionin është gabim i madh për Kosovën.

“Marrëveshja bilaterale me Malin e Zi ishte gabim pasi ata që e kanë përgatit këtë marrëveshje nuk e kanë kuptuar thelbin e saj”, është shprehur Haradinaj.

Sipas Haradinajt, heqja e demarkacionit nga rendi i ditës ka qenë pretekst i qeverisë, sepse sipas tij Mustafa nuk ka mundur të ballafaqohet me deputetët.

“Nëse qeveri gjënë të drejtë me rikthy në kuvendi përsëri demarkacionin, deputetët do të veprojnë njësoj”, tha Haradianj në InfoBox.

Ai poashtu tha se çështja e territorit njëherë ndodh dhe kurrë më nuk ndryshojë vetëm nëse bëhet luftë, për këtë arsyeje sipas tij duhet të veprohet me pjekuri.

“Qeveri duhet ta shkarkoj Kosovën nga kjo çështje, duhet që tua lënë në dorë deputetëve të vendosin për gjërat që u takojnë”, theksoi lideri i AAK-së.

Haradianj tha se kryeministri nuk u besoj shqiptarëve në parlament, ai nuk veproj pasi nuk i kishte serbët, ku sipas tij Lista Serbe nuk duhet të vendose për Kosovën.

“105 deputet në parlament, pesë grupe parlamentare shqiptare dhe komitetet jo serbe, pse e tërheqi demarkacionin kryeministri nuk u beson shqiptarëve”, theksoi Haradianj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme