Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj kujton 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Haradinaj kujton 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë. Ai ka thënë se liria e popullit të Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit, njofton Klan Kosova. “Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh. […]

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.

Ai ka thënë se liria e popullit të Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit, njofton Klan Kosova.

“Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh. Kosova përherë do të nderojë sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

“Sot, me respektin e përjetshëm, përkujtojmë 14-të anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë”.

“Liria e popullit tonë, është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit. Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh”.

“Kosova përherë do të nderoj sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci!

Të ngjashme