Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 24-vjetorin e rënies. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Fehmiu e Xheva ishin sinonim i qëndresës, fuqisë e motivimit të UÇK-së. “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë […]
Haradinaj kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Janë themel i Kosovës së lirë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 24-vjetorin e rënies.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Fehmiu e Xheva ishin sinonim i qëndresës, fuqisë e motivimit të UÇK-së.
“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fehmiu dhe Xheva janë themelet e Kosovës së lirë, Kosovës shtet. Së bashku me Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, të rënë po atë ditë, ata u bënë inspirimi i të gjithë brezave. Përjetësisht mirënjohje e nderim.











